Arbëri

Deponinë e mbeturinave te tregu i Istogut s`ka kush ta pastrojë

Përroska në afërsi të tregut të gjelbër në Istog është shndërruar në deponi mbeturinash. Alarmin për gjendjen në këtë përroskë e kanë ngre edhe në organizatën “Let's Do It Kosova”, e cila merret me aktivitete ambientale, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ajo ndotje e mjedisit aty nuk po ndodh tash, por gjithmonë ashtu e njëjtë ka qenë dhe është. Komplet mbetjet e tregut hidhen aty. Kurrkush nuk i organizon ata, së paku nuk shkon askush me kërkua prej tyre që mos me u bë ajo gjendje ashtu”, thotë Luan Hasanaj nga organizata mjedisore “Let's Do It Kosova”.

Sipas tij, ajo që po ndodh në afërsi të tregut në atë kanal është e papranueshme dhe sipas tij është një papërgjegjësi e të gjithëve.

“Së pari e qytetarëve të pandërgjegjshëm që hedhin aty mbeturina, e pastaj edhe e inspektorëve komunalë. Kjo nuk e shfajëson Komunën aspak e as inspektorët që nuk shkojnë me dënua ata që hedhin. Dhe dihet kur zakonisht ndodh ajo. Të enjteve, në ditën e tregut”, fajëson ai më tepër institucionet komunale që nuk e mbajnë nën kontroll me inspektorë, që të ndalohet dhe dënohen ndotësit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)