Arbëri

Pajisja me dokumente, peng i e kioskave jofunksionale në Prizren

Autoritetet aktuale të Prizrenit akuzojnë qeverisjen paraprake për mosrealizim projektesh, në Administratën komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por zyrtarët komunalë kanë bërë të ditur se do të angazhohen për rifunksionalizimin e aparateve për dhënien e dokumenteve të gjendjes civile, të vendosura në 8 lokacione të ndryshme, pasi sipas tyre asnjëra prej e-kiosqeve aktualisht nuk punon.

Drejtori i Administratës i Prizrenit, Osman Hajdari, gjatë një paraqitjeje mediale ka theksuar se gjendja në këtë dikaster në bazë të gjetjeve të para është e rëndë. Sipas tij disa prej projekteve që i ka filluar menaxhmenti i kaluar janë pothuajse të dështuara. Ndër to ka veçuar mosfunksionimin e aparateve për dhënien e dokumenteve të gjendjes civile... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)