Arbëri

LDK-ja kundërshton rindërtimin e sheshit qendror

Ekzekutivi i Ferizajt ka formuar një grup ekspertësh për të bërë analiza për ndryshimin e projektit të sheshit “Adem Jashari”, por të cilin në kohën e qeverisjes së LDK-së, janë shpenzuar mbi 1 milion euro.

Veprimi i qeverisjes së PDK-së po bëhet me arsyetim se një shesh i tillë do të duhej të kishte parkime nëntokësore, pastaj lokale afariste, hapësira të tjera gjelbëruese, pushimore, drunj dekorativë etj. Në fakt, kjo është përpjekje për realizimin e idesë së vjetër të këtij subjekti kur e kishte pushtetin para vitit 2013, shkruan sot Koha Ditore.

Por një tentim të tillë, LDK-ja opozitare po e kundërshton. Sipas LDK-së, projekti i sheshit është dizajnuar nga ekspertë të fushave të ndryshme, ndërkaq ka kushtuar rreth një milion euro. Ky projekt tashmë është në finalizim e sipër, i cili është projektuar dhe buxhetuar nga qeverisja e LDK-së, ndaj deri tashti është rregulluar infrastruktura nëntokësore e rrjeteve të kanalizimit, ujërave atmosferikë, ujësjellësit, energjisë elektrike, kabllot e telefonive, internetit etj. ndërkaq mbi sipërfaqen e tokës janë rregulluar kubëzat e betonit, ndërkohë do të mbjellën drunj dekorativë, stola për këmbësorë, pjesë gjelbëruese, fontana të ndryshme etj...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.