Arbëri

PDK në Lipjan: Kuvendi vendosi jashtëligjshëm për lokacionin e plehrave

Descriptive Text

PDK-ja e Lipjanit ka akuzuar Kuvendin komunal se në mënyrë të jashtëligjshme ka marrë vendimin për caktimin e lokacioneve për deponimin e mbeturinave të ngurta, demolimet e tyre dhe groposjen e kafshëve të ngordhura, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky subjekt ka dhënë sqarime se ligji nuk e lejon që deponitë e mbeturinave dhe groposja e kafshëve të bëhen në një vend të përbashkët.

Ndërkaq për këtë shkelje, sipas PDK-së, nuk ka ndërhyrë kryesuesi i KK-së Daut Azemi, megjithëse ishte njoftuar me kohë nga opozita.

Lulzim Rrustemi, nënkryetar i PDK-së, njëherësh shefi i Grupit të këshilltarëve në KK të Lipjanit, ka sqaruar se Kuvendi Komunal pa vota të opozitës në mënyrë të jashtëligjshme ka marrë vendimin për caktimin e lokacioneve për deponimin e mbeturinave të ngurta, demolimet e tyre dhe groposjen e kafshëve të ngordhura.

Sipas tij, ligji nr. 04/l-060 për mbeturina, neni 40 menaxhimi i mbeturinave nga ndërtimi dhe demolimi i objekteve ndërtimore paragrafi 40.2 thotë se: në bazë të dispozitave të këtij ligji dhe akteve të tjera, komunat caktojnë lokacionin për deponimin dhe nxjerrin rregulla për mënyrën e menaxhimit të mbeturinave nga ndërtimet dhe demolimet e objekteve ndërtimore në territorin e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)