Arbëri

Prokuroria e Pejës heton dokumentin me nënshkrim të kryetarit

Prokuroria Themelore e Pejës ka dy muaj që kur ka nisur hetimet me dyshimet për falsifikimin e një dokumenti zyrtar të Komunës, i cili mban vulën e kabinetit të kryetarit dhe nënshkrimin e kryetarit të Komunës.

Me këtë dokument dyshohet për tentativë të zhvatjes së parasë publike. Në Komunë janë në pritje të ekspertizës së këtij dokumenti nga Prokuroria se a është falsifikuar apo jo dokumenti, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Nga Prokuroria nuk kemi ende asgjë. Jemi në pritje të ekspertizës së dokumentit dhe kompjuterit në të cilin dyshohet se është shkruar dokumenti”, thotë drejtori i Financave, Jeton Abazaj.

Lidhur me këtë dokument, Prokuroria heton zyrtarin e kabinetit të kryetarit, K. S. dhe zyrtarit ligjor në Drejtorinë e Çështje Pronësore-Juridike, B. SH. dhe një operator nga Peja për tërheqjen e automjeteve.

Të dy këta zyrtarë janë të pezulluar nga puna derisa të përfundojë kjo lëndë ndaj tyre. Se a ka persona të tjerë të përfshirë si të dyshuar në këto hetime, në Prokurori nuk tregojnë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)