Arbëri

YAHR-ja në Lipjan kërkon veprime emergjente në sektorin e Shëndetësisë

Descriptive Text

Asociacioni Rinor për të Drejtat e Njeriut “YAHR” në Lipjan nëpërmjet një komunikate për media të premten ka kritikuar gjendjen në sektorin e Shëndetësisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për këtë çështje, kjo organizatë, i ka dërguar një letër të hapur drejtoreshës komunale të Shëndetësisë, Vlora Limani–Hajnuni, nga e cila ka kërkuar veprime konkrete për përmirësimin e gjendjes.

“Kemi nevojë për një reformim të shpejtë dhe një ristrukturimi të shërbimit primar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, dhe në AMF-të nëpër vendbanimet e tjera, pastaj kemi një neglizhencë të stafit shëndetësor në Komunën e Lipjanit dhe mosrespektim të orareve të punës, ku këtë e dëshmojnë një numër i ankesave të qytetarëve drejtuar organizatës sonë, derisa kemi në disa raste edhe mosrespektim të orarit tetorësh të punës nga stafi shëndetësor”, thuhet më tej në letrën e YAHR-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)