Arbëri

Prej 2 ditësh Kaçaniku pa ujë të pijshëm

Shkaku i vërshimeve, banorët e qytezës së Kaçanikut prej dy ditësh po përballen me mungesë të ujit të pijshëm që furnizohen nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni”.

Sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie, gypi kryesor i furnizimit të ujit nga pjesa e epërme e qytezës vazhdimisht po dëmtohet sa herë që paraqiten reshjet e shiut, ndërkohë që mundësitë financiare për investime të reja janë mjaft të vogla, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në pjesën e epërme të qytezës së Kaçanikut, pikërisht në drejtim të Lybetenit, gjendet gypi kryesor i ujësjellësit, i cili po dëmtohet nga ujërat e përroskave sa herë që ka reshje të shiut. Gypi i ujësjellësit në këtë pjesë është mbi sipërfaqe të tokës për shkak se mundësitë janë të vogla për investime. Por jemi duke i shikuar mundësitë që ta devijojmë komplet gypin për ta futur nën tokë”, ka thënë Nazif Asllani, drejtor në kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj. Ai ka shtuar se ekipet e kompanisë janë duke punuar në terren, që gjatë ditës së diel të rikthehet furnizimi për të gjithë banorët e Kaçanikut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)