Arbëri

Agjencia Austriake e Zhvillimit mbështet me grante zhvillimi Kamenicën

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, gjatë një takimi me përfaqësues të Agjencisë Austriake të Zhvillimit (ADA) ka shprehur brengën e tij për gjendjen socio-ekonomike të banorëve.

Ai ka theksuar se sipas të dhënave nga kjo komunë çdo vit shpërngulen 248 persona.

Kastrati ka deklaruar se Komuna s’është duke kaluar nëpër procese të mira nga gjendja e trashëguar.

“Papunësia është problemi kryesor që po ndikon në shpërnguljet, dhe këto po vazhdojnë ku për çdo vit kemi 248 veta që ikin nga vendlindja. Komuna me buxhet është dëmtuar me gjithë specifikat që i ka. Pasi buxheti ende nuk është miratuar dhe mbetet i viteve paraprakë ku 7 milionë e 640 mijë euro apo 80 për është për paga, kurse për investime kapitale janë 124 mijë euro, e subvencione më pak se 10 mijë sosh”, ka thënë Kastrati...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.