Arbëri

Komuna e kënaqur me ajrin në Fushë Kosovë, por banorët ankohen

Ndonëse e gjithë vëmendja institucionale është përqendruar vetëm në qendër të Prishtinës për përmirësimin e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit, aspak më mirë në këtë aspekt nuk qëndron komuna e Fushë Kosovës .

Çdo ditë rrugët e kësaj komune janë përplot kolona të gjata, e më së shumti ka taksi ilegale, raporton KTV.

Madje, sipas banorëve, i tërë tymi i termocentraleve nga Obiliqi ndot direkt Fushë Kosovën.

Qytetarët e kësaj komune thonë se ky nivel i ndotjes ka qenë gjithmonë.

Ata kërkojnë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të ndërmarrë masa edhe në komunën e tyre.

Por, zyrtarët e kësaj komune janë të kënaqur me cilësinë e ajrit, duke mohuar që ka ndotje.

E njohës të mjedisit gjithmonë kanë bërë thirrje që të ndërmerren masa për përmirësimin e kësaj gjendjeje, pasi sipas tyre, ky nivel i ndotjes ka qenë gjithmonë.