Arbëri

Për prerjen e drunjve, pronarët e pyjeve duhet të marrin leje në Komunë

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, njofton të gjithë banorët e Komunës së Rahovecit se për ndërmarrjen e veprimeve për prerjen e drunjve që janë në pronësi private dhe publike në territorin e kësaj komune, duhet të merret leja nga po kjo Drejtori.

Në njoftimin dërguar mediave, Komuna e Rahovecit bën me dije se ata persona që dëshirojnë të bëjnë prerjen e drunjve, duhet të bëjnë kërkesë me shkrim në Drejtorinë e BPZHR-së – Sektori i Pylltarisë.

Kërkesa duhet të parashtrohet nga pronari i ngastrës kadastrale për t’u pajisur me lejen për prerjen e pyjeve private dhe publike nga ku do të zhvillohet veprimi i prerjes së drunjve, ndërsa kërkesës duhet t’i bashkëngjisin fletën poseduese e pronës (pyllit), kopjen e planit të pronës (pyllit) dhe kopjen e letërnjoftimit të pronarit.

së BPZHR-së – Sektorit të Pylltarisë duhet t’i prezantohet edhe një marrëveshje ose një autorizim të noterizuar me shkrim e arritur në mes pronarit të ngastrës kadastrale dhe subjekteve të tjerë - kryerësit që planifikojnë ndërmarrjen e veprimit të prerjes së drunjve në ngastrën e pronarit të caktuar”, thotë Komuna e Rahovecit.

Në rastet ku kërkesa është paraqitur nga ndonjë i afërm i pronarit të ngastrës kadastrale për zhvillimin e veprimtarisë për prerjen e drunjve, parashtruesi i kërkesës duhet të prezantojë dëshmi mbi afërsinë familjare me pronarin e ngastrës (Certifikatë të lindjes, Certifikatë mbi bashkësinë familjare etj.) dhe të zhvillojë procedurën e rregullt administrative sikurse që është prezantuar në pikën 1 të këtij njoftimit.

Kërkesat për t’u pajisur me Leje për prerjen e drunjve në pyjet private dhe publike parashtrohen në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Rahovec nga ditë e Hënë - E premte, prej orës 08:00-16:00 h.

Ndërsa, afati për parashtrimin e kërkesave në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për t’u pajisur me Leje për prerjen e pyjeve në pronat private dhe publike është deri më 31.03.2018.

Me këtë rast, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, gjatë zhvillimit të procedurës administrative për t’u pajisur me Leje për prerjen e pyjeve private dhe publike, obligohet të zbatojë në mënyrë decidive të gjitha dispozitat e Udhëzimin Administrativ nr.07/2010, të datës 28.06.201.