Arbëri

Panelet solare, alternativë për ngrohje

Avdullah Mziu nga fshati Morinë i Skenderajt ka një vit e gjysmë që për ngrohje përdor sistemin solar termik.

Mziu teksa tregon çka e shtyri që vetë të punojë këto panele solare, thotë se do të ishte më mirë e shfrytëzueshme në mënyrë kolektive, raporton KTV.

E tërë puna, sipas tij, nuk kërkon kosto të madhe, vetëm njëra nga panelet solare i kushtoi atij rreth 160 euro.

E shfrytëzimi i energjisë solare për njohësit e mjedisit, është një ndër mundësitë më të mira për ruajtjen e ambientit.

E, për të diskutuar për cilësinë e ajrit kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të kësaj komune, e cila do të mbahet më 1 shkurt.

Për të njëjtën çështje pritet të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës, ku kryetari Kadri Veseli, ka iniciuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.

Gjithashtu, institucionet përgjegjëse, ministrja e Mjedisit, drejtori i KEK-ut, kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit e zyrtarë të tjerë, do të raportojnë të martën në Komisionin për Mjedis të Kuvendit.