Arbëri

Peja me model bashkëpunues me policinë për siguri publike

Descriptive Text

Më qëllim të rritjes së vetëdijesimit të qytetarëve dhe të bashkëpunimit të tyre me policinë, në Pejë, jetësohet koncepti i ri për sigurinë në lagjet e qytetit, i quajtur “Vrojtuesit e lagjes”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky projekt i mbështetur nga DoI-ICITAP (Instrument i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së), do të zbatohet nga policia, me përkrahjen e Komunës së Pejës.

“Komuna e Pejës e ka përkrahur këtë projekt, sepse është e bindur se është i dobishëm për rritjen e sigurisë. Këtë e themi duke u bazuar në përvojat e vendeve të tjera të cilat kanë arritur rezultate konkrete duke e zbatuar këtë model. Ne si komunë i kemi edhe organet e tjera të sigurisë publike, të cilat kanë dhënë rezultate pozitive dhe besojmë se ky koncept i ri mund të përshtatet dhe të rrit cilësinë e sigurisë publike në Pejë”, tregon zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj, rëndësinë e këtij projekti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)