Arbëri

Veb faqet zyrtare të 3 komunave prej shumë kohësh, jofunksionale

Descriptive Text

Komunat Ranillug, Kllokot dhe Partesh nuk kujdesen për përditësimin e të dhënave në faqet e tyre zyrtare komunale. Ndaj qytetarët janë të privuar nga të dhënat e interesit publik, pikërisht për mosfunksionim të faqeve zyrtare në internet.

Nuk ka informata për drejtoritë komunale, profile kryetarësh. Kështu, në faqen zyrtare të Komunës së Ranillugut figuron emri i kryetarit Gradimir Mikiq, i cili kishte humbur jetën në një aksident vjet në Serbi, ndërsa kryetar aktual është Vladica Aritonoviq.

Punët më mirë nuk qëndrojnë as me faqen zyrtare të Komunës së Kllokotit. As ajo nuk e ka asnjë informatë për profilin e kryetarit dhe informatat, që kanë të bëjnë me drejtoritë komunale e as me profile drejtorësh. Të vetmet informata në faqe zyrtare të saj janë disa njoftime të shkurtra për kryetarin e Komunës, Bozhidar Dejanoviq...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.