Arbëri

PDK-ja e AAK-ja ndëshkojnë me përjashtim këshilltaret për votim kryesuesin e Kuvendit

Zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Podujevës nuk ka kaluar pa pasoja. Dy parti opozitare, PDK e AAK, i kanë përjashtuar nga të gjitha funksionet e deritashme 2 këshilltaret, Donjeta Jakupin (PDK) dhe Tringë Sfishtën (AAK), pasi ato nuk kishin përfillur qëndrimet e partive të tyre për të mos marrë pjesë në votim kur është zgjedhur kryesuesi Fatmir Gashi i LDK-së.

Ato, pos që kanë marrë pjesë në votim, kanë votuar pro kandidatit të partisë në pushtet, meqë të 18 votat sa kanë qenë gjithsej, të gjitha kanë qenë për. Pas zgjedhjes së kryesuesit të KK-së paraditen e së enjtes, në mbrëmjet, kryesitë e të dyja partive kanë mbajtur mbledhje ku është njoftuar edhe për vendimet e marra, shkruan sot Koha Ditore.

Në vendimin e Kryesisë së PDK-së, nëpërmjet një komunikate thuhet se është marrë vendimi për largimin e këshilltares, Donjeta Jakupi nga GK të PDK-së dhe të gjitha funksioneve në këtë parti...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.