Arbëri

Digjitalizimi i shkollave, peng i kostos

Drejtoria e Arsimit në Gjilan ende nuk e ka të qartë sesi do të procedojë me procesin e digjitalizimit të shkollave në këtë komunë, meqë fillimisht duhet të furnizohem 25 shkolla fillore dhe 8 shkolla të mesme me pajisje teknologjike.

Për Komunën ky projekt po vlerësohet se mund të jetë mjaft i kushtueshëm nga ana financiare, ngase ata duhet t’i blejnë pajisjet dhe t’i furnizojnë shkollat në mënyrë që të implementojnë më pas një varg të programeve softuerike, shkruan sot Koha Ditore.

Bardhyl Syla, drejtor i Arsimit, deklaron se ata nuk kanë bërë një parallogari sesa mund të kushtojë ky projekt, mirëpo deklaron se ky projekt mund të realizohet brenda 4 vjetëve të ardhshëm. Ai thotë se fillimisht shkollat duhet të furnizohen me pajisje teknologjike dhe pastaj të mendohet që të fillohet me digjitalizim...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.