Arbëri

Emërohen drejtorët e qeverisë lokale të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,të martën ka shpalosur përbërjen e ekzekutivit lokal, të krijuar në bazë të koalicionit të LVV-së me LDK-në, Nismën, KDTP-në dhe NDS-në, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nënkryetarin dhe drejtorët komunalë Haskuka i ka prezantuar në një konferencë shtypi, me ç'rast ka shprehur bindjen se ky ekip do të punojë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe për zhvillimin ekonomik lokal.

“Mendoj se kemi një ekip shumë të mirë, i cili do të mundohet t’i adresojë të gjitha problemet e Komunës së Prizrenit në 4 vjetët e ardhshëm. Në të njëjtën kohë do të punojmë për zhvillimin ekonomik të Prizrenit, për hapjen e Komunës ndaj qytetarëve, ashtu që të kemi një komunë transparente, për çlirimin e pronës publike, e cila faktikisht në shumë aspekte është e uzurpuar, përkatësisht nuk është në dispozicion të qytetarëve dhe t’i kthejmë në shfrytëzim të Komunës së Prizrenit”, ka thënë Haskuka.

Këta drejtorë, sipas tij, do të punojnë edhe për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi, arsim dhe në pikat e tjera “për të cilat jemi pajtuar si një koalicion gjithëpërfshirës për qeverisjen në Komunën e Prizrenit” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)