Arbëri

Mbillen 200 drunj dekorues përgjatë rrugës në hyrje të Pejës

Komuna e Pejës, ka nisur mbjelljen e drunjve dekorues nga të dyja anët e rrugës së zgjeruar me katër shirita në hyrje të Pejës nga drejtimi i Prishtinës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Projekti ka si qëllim rritjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra publike.

Me këtë projekt në vlerë prej 17 mijë eurosh financuar nga arka komunale, janë planifikuar të mbillen nga 100 fidanë të dy llojeve të drunjve anash kësaj rruge mjaft të frekuentuar.

Sipas drejtorit të Financave, Jeton Abazaj, në rëndin e parë, afër trotuarit, po mbillen 100 fidanë të drurit lloji “likuid ambra” dhe prapa tyre 100 fidanë pishe.