Arbëri

Dështon zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Malishevës

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, të premten, nuk kanë arritur që të zgjedhin kryesuesin e organit më të lartë vendimmarrës lokal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Subjektet politike të përfaqësuara në këtë organ nuk kanë mundur ta finalizojnë ndonjë marrëveshje për sigurimin e shumicës dhe si rrjedhojë edhe seanca është shtyrë për fillimin e javës së ardhshme. Ndërkohë këshilltarët nga radhët e partive opozitare kanë shprehur bindjen se situata aktuale i ofron mundësinë reale opozitës lokale që të zgjedhë kryesuesin nga radhët e saj.

Sipas komunikatës së Zyrës për Informim Publik të Komunës së Malishevës mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës, e thirrur për të premten, është shtyrë për të hënën e ardhshme, për shkak të mosarritjes së ujdisë për zgjedhjen e kryesuesit.

“Duke parë moskoordinimin e subjekteve politike në Kuvendin e Komunës, me propozimin e kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, i cili edhe e ka thirrur mbledhjen e parë, kryesuesja e mbledhjes, Hidajete Mazreku, si anëtarja më e vjetër në Kuvend, e ka shtyrë mbledhjen për të hënën e ardhshme”, shkruan në komunikatën e ZI-së. Aty theksohet se në këtë seancë është dashur që të bëhet zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)