Arbëri

Haziri premton realizimi objektivash në arsimin

Në prag të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot një takim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Ai ka vlerësuar se ky është vit i realizimit të objektivave të mëdha për sektorin e arsimit, derisa ka përmendur investimet e mëdha.

“Tashmë jemi në përfundim të objektit të shkollës së mesme të artit, ndërsa kemi filluar me ndërtimin e shkollës fillore në Haxhaj. Përveç këtyre, kemi investuar në dy laboratorë në Gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”, atë të kimisë dhe biologjisë dhe tash e tutje nxënësit do të marrin njohuri nga puna praktike dhe do të jenë kuadro premtuese për të ardhmen”, ka thënë kryetari Haziri.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Bardhyl Syla, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme për këtë sektor, duke konfirmuar angazhimet e mëdha për realizimin e objektivave.