Arbëri

Gjysma e stafit mësimor të nxënësve me nevoja të veçanta, e patrajnuar

Në shkollat fillore të komunave: Ferizaj, Gjilan, Kamenicë e Viti në procesin mësimor janë të përfshirë 696 fëmijë me nevoja të veçanta. Por, 52 për qind e stafit mësimor nuk kanë kryer asnjë lloj trajnimi për punë me këtë kategori.

Këto të dhëna janë bërë publike të enjten në një prezantim të një hulumtimi të bërë nga studentë e profesorë të universitetit “Kadri Zeka”, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë hulumtim janë zhvilluar intervista edhe me 348 mësimdhënësit të ciklit klasor nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Vetëm 21 për qind e mësimdhënësve kanë ndjekur trajnime për punë me nxënësit me nevoja të veçanta, kurse pjesa tjetër e 27 për qind mësimdhënësve kanë deklaruar se pjesërisht janë të trajnuar për punë me nxënësit...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.