Arbëri

Me vota të VV-së, LDK-ja siguron kryesimin e Kuvendit të Pejës

Islam Husajt të LDK-së për herë të dytë i është besuar posti i kryesuesit të Kuvendit Komunal të Pejës.

Husaj është pandërprerë pjesë e Kuvendit Komunal të Pejës që nga viti 2000 dhe ka drejtuar si kryesues këtë kuvend edhe mandatin e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”. Por kësaj radhe u deshën tri raunde të votimit, që zgjatën gati tri orë me gjithë pauza, që ai të zgjidhet sërish kryesues. Në dy raundet e para ai nuk arriti të sigurojë shumicën e votave të nevojshme.

Në raundin e parë arriti vetëm 16 vota, derisa kandidati i AAK-së Arbër Grabovci 12 vota dhe Ukë Selimaj i PDK-së vetëm 5 votat e subjektit të tij, më të cilat u eliminua për raundin e dytë. E në raundin e dytë Husaj arriti të sigurojë 17 vota, një më pak se që i duhej të fitonte, derisa kandidati i AAK-së mbeti ne 12 vota, dhe 6 ishin të pavlefshme.

Në pauzën mes raundit të dytë dhe të tretë, LDK-ja, që ka 15 këshilltarë në këtë mandat në Kuvend, tentoi që të bindë PDK-në për ta votuar Husajn. Por biseda që zhvilluan gjatë kësaj pauze në një kafene afër sallës së Kuvendit, shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së Muhamet Halitaj dhe këshilltari i LDK-së në Milazim Shala, përfundoi pa sukses, pasi në raundin e tretë ishin pesë vota të pavlefshme, aq sa ka këshilltarë PDK-ja në Kuvendin e Pejës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)