Arbëri

Rahoveci dhe Posta me marrëveshje për shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Sejdi Hoxha, kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës, kanë nënshkruar sot kontratë për kryerjen e shërbimeve postare për shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në komunikatë thuhet se objektivi i kontratës është printimi, zarfimi (me sigurimin e letrës dhe të zarfeve), si edhe shpërndarjen e dërgesave postare, faturave mbi tatimin në pronë të obliguesve tatimorë, në adresat e së cilit tatimpagues në komunën e Rahovecit, transmeton Koha.net.

“Afati kohorë i kontratës për kryerjen e shërbimeve fillon prej 01.01.2018, për një periudhe kohore prej 1 (një) viti, përkatësisht deri me datën 31.12.2018, me mundësi vazhdimi edhe për 1 (një) vit. Marrëveshja hyn në fuqi me nënshkrimin nga të dy palët. Palët që nënshkruajnë, me marrëveshje të shkruar, vendosin për shërbimet e kërkuara/ofruara gjatë vitit 2018”, thuhet në komunikatë.

Kryesi i shërbimeve, detyrohet të bëjë pranimin e shënimeve nga baza e të dhënave të porositësit të shërbimeve dhe të njëjtat shënime do të futen në faturat përkatëse, me të cilat behet faturimi i tatimit, në pronë i detyrimeve tatimore, mandej do të bëhet printimi i faturave në fjale, zarfimi dhe pastaj shpërndarja e tyre deri te adresa e tatimpaguesit.

Materiali (shërbimi), objekt i kësaj kontrate duhet t'i dorëzohet pronarëve të objekteve që tatimohen ose familjarëve të ngushtë dhe kurrsesi ti jepen palëve tjera që mund të keqpërdoret për qëllime jo të mira, sepse materiali në fjalë posedon të dhëna personale dhe mbrohen me Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave Personale.