Arbëri

Prindërit ngjyrosin klasat e shkollës ‘’Tefik Çanga’’

Descriptive Text

Prindërit e nxënësve së bashku me udhëheqësit e shkollës fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj kanë nisur një aksion për pastrimin dhe ngjyrosjen e klasave për ta krijuar një ambient më të pastër për fëmijët e tyre.

Ndërkaq Komuna e Ferizajt në shtatorin e vitit të kaluar nuk është angazhuar t’i ngjyrosë dhe dezinfektojë të gjitha objekteve shkollore, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkim Hyseni, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka thënë se materialin për ngjyrosje dhe detergjentet për pastrimin e klasave në këtë shkollë i ka siguruar GIZ-i gjerman.

Sipas tij, Komuna do të angazhohet në të ardhmen për ngjyrosjen dhe dezinfektimin e të gjitha objekteve shkollore sipas nevojës...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.