Arbëri

Shumica e drejtorëve të vjetër, në qeverinë e re komunale të Graçanicës

Descriptive Text

Vërehen pak ndryshime në udhëheqjen e drejtorive në qeverisjen e re të Komunës së Gaçanicës e dalë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Shumica e drejtorëve janë po ata, vetëm se disave u janë ndërruar dikasteret. Zgjedhjet në këtë komunë i ka fituar Lista Serbe, siç ka qenë edhe në mandatin e kaluar, por është ndërruar kryetari i saj, shkruan sot Koha Ditore.

Në mandatin e kaluar ka qenë Vladeta Kostiq, ndërsa në zgjedhjet lokale të 22 tetorit në krye të Graçanicës është zgjedhur Sërxhan Popoviq.

Në përgjigjet e Zyrës së informim të kësaj komune thuhet se tashmë janë emëruar drejtorët e drejtorive komunale. Në krye të Inspektoratit është emëruar Milosh Aritonoviq (në këtë pozitë kishte qenë Milosh Dimitrijeviq), Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do ta udhëheqë Aleksandar Popoviq, që kishte qenë edhe në mandatin e kaluar.

Drejtoreshë e Arsimit dhe Kulturës është emëruar Brankica Niçiq, drejtor i Rinisë dhe Sportit, Novak Zhiviq. Këto dy dikastere kanë qenë bashkë dhe më herët janë udhëhequr nga Gordana Toskiq. Drejtor i Zhvillimit Ekonomik është Aleksandar Mihajloviq, drejtor i Financave dhe Buxhetit është Slavisha Niçiq. Edhe këto dy drejtori kanë qenë bashkë dhe janë udhëhequr nga ky i fundit...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.