Arbëri

Shpërfillet Ligji për barazi gjinore në Klinë

Ndërrimi i pushtetit në Klinë pas zgjedhjeve lokale nuk ka sjellë ndryshimin edhe në përbërjen gjinore në ekzekutivin e kësaj komune. Nga dhjetë drejtori sa ka kjo komunë, sikur nën qeverisjen e Sokol Bashotës, edhe tash nën qeverisjen e kryetarit të ri, Zenun Elezaj, kjo komunë do të ketë vetëm një drejtoreshë komunale. Njomza Grabanica e AAK-së do të udhëheqë Drejtorinë e Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronësisë.

Emërimi i vetëm një gruaje, që është vetëm 10 për qind e pozitave udhëheqëse, bie në kundërshtim me Ligjin për Barazi Gjinore. Me amendamentimin e këtij ligji në vitin 2015, gjysma pozitave udhëheqëse duhet t’u takojnë grave. Madje ky ligj shkon përtej kuotës së përfaqësimit të grave në Kuvendin e Kosovës dhe në kuvendet komunale, që është 30 për qind, shkruan sot Koha Ditore.

Pas fitores mbase edhe të befasishme për kryetar të kësaj komune, duke mposhtur Sokol Bashotën, që drejtoi këtë komunë për tri mandate, Zenun Elezaj kishte premtuar gjatë fushatës se do t’i emërojë të paktën tri gra në krye të drejtorive komunale. Mirëpo, në ekzekutivin e tij gjendet vetëm një grua.

Elezaj pranon se ka dhënë atë premtim dhe se qëndron pas tij, por, siç thotë Elezaj, premtimi nuk është jetësuar jo pse ai nuk ka dashur, por për shkak se nuk ka hasur në mirëkuptim te subjektet partnere në koalicionin qeverisës me këtë komunë...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.