Arbëri

Rrëshqitja e gurëve në rrugën Restelicë-Dragash, rrezik i vazhdueshëm

Rrëshqitja e dheut dhe e gurëve në aksin rrugor Restelicë – Dragash, të mërkurën, ka bllokuar qarkullimin e automjeteve për disa orë. Në saje të intervenimit të kompanisë së kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës për mirëmbajtjen e kësaj rruge është hapur njëra korsi e rrugës për lëvizje të makinave dhe qytetarëve.

Mirëpo autoritetet lokale të Dragashit kanë pohuar se rrëshqitja e dheut dhe gurëve në këtë pjesë ndodh vazhdimisht duke paraqitur rrezik konstant për qytetarët, prandaj dhe kanë bërë thirrje që niveli qendror të mundësojë zgjidhjen afatgjate për këtë problem, shkruan sot Koha Ditore.

Nënkryetari i Komunës së Dragashit, Sherif Aga, ka bërë të ditur se taksistët lokalë e kanë njoftuar rreth orës gjashtë të mëngjesit se rrëshqitja e gurëve ka bllokuar rrugën...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.