Arbëri

Komunat e veriut me zero transparencë buxhetore

Descriptive Text

Instituti GAP ka publikuar të enjten analizën mbi transparencën buxhetore të komunave, gjatë vitit 2017, e cila nxjerr një numër komunash si jotransparence, në krye të së cilës prijnë tri komunat serbe të veriut të Kosovës.

Analiza me titull “Indeksi i transparencës buxhetore të komunave 2017”, e cila u bë publike të enjten në një konferencë për shtyp, u prezantua si dokument që pasqyron një vlerësim të transparencës buxhetore të komunave në Kosovë, duke e analizuar legjislacionin dhe gjendjen reale dhe duke i renditur komunat në bazë të performancës më të mirë, shkruan sot Koha Ditore.

Berat Thaqi, analist politikash në Institutin GAP, ka thënë se indeksi i transparencës buxhetore komunale bën një vlerësim dhe renditje të komunave varësisht nga numri i dokumenteve të publikuara, dëgjimeve buxhetore me qytetarë dhe përgjigjet në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente buxhetore... (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.