Arbëri

Këshillat e fshatrave në Gjilan me kompetenca për mbikëqyrje investimesh

Kreu komunal i Gjilanit, Lutfi Haziri, është takuar me qytetarët të martën. Por pjesëmarrja ishte e vogël.

Kryetari Haziri për mandatin 4- vjeçar pastaj ka shpalosur programin e tij që ka të bëjë me projektet për vitin e ardhshëm. Ato kishin të bënin kryesisht me infrastrukturën. Ai ka thënë se përveç zgjerimit të hyrje-daljeve të qytetit do të investojnë edhe në ndërtimin e rrugëve të fshatrave dhe rrugëve të qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Do të fuqizoj pozicionin e këshillave të fshatrave dhe këshillit të lagjeve që ata do të kenë kompetenca që të kujdesen për investimet që bën qeverisja lokale në vendbanimet e tyre”, ka theksuar Haziri.

Ai ndërkaq njoftoi ata se është nënshkruar kontrata prej 480 mijë eurosh për rehabilitimin e ujësjellësit në qytet.

“Çdo investim yni në infrastrukturën nëntokësore, që përfshin ujin e pijshëm dhe kanalizimin, do t’i bartet ‘Hidromoravës’ nën menaxhim. Ndërsa kryetari i fshatit apo i lagjes do të jetë pika kryesore në të cilën ne do të bartim edhe formalisht me letra kujdesin ndaj investimit. Natyrisht ne e bartim koston financiare, mirëpo banorët kujdesin ndaj investimit kur ka probleme në rrjet dhe probleme të tjera që me kohë të ndërhyhet. Edhe rrugët do t’i bartim, sepse kemi disa vendbanime që janë shembull i mirë, Doberçani, Lladova, Pogragja, Zhegra, në të cilën këshilli i fshatit ka iniciativa për mirëmbajtjen e hapësirave publike që vijnë si pjesë e bashkëpunimit edhe me bashkatdhetarët”, ka thënë Haziri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)