Arbëri

Largohet një deponi ilegale në Brekoc të Gjakovës

Me qëllim të krijimit të mjedisit sa më të pastër në komunën e Gjakovës, sot me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës, Ardian Gjini dhe të organizatës IFK, është organizuar aksioni për eliminimin e deponisë ilegale në lagjen Brekoc.

Në këtë aksion, pos kompanisë rajonale të mbeturinave “Çabrati”, pjesëmarrës kanë qenë edhe vullnetarë nga shoqëria civile, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se ky aksion është realizuar në kuadër të projektit “Let's Do It Legal”. Projekti financohet nga zyra e Be-së në Kosovë, ndërkohë që implementohet nga KCSF dhe nga “Let's Do It Kosova”.

Ky aksion është ndër zotimet e para që kryetari i ri i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka dhënë për një mjedis sa më të pastër dhe të këndshëm për qytetarët.