Arbëri

Gjini mbështet KRU “Gjakova” për implementimin e projekteve

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot ka pritur në takim zyrtar drejtorin e KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, i cili ishte i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij profesional, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Theks i veçantë në këtë takim ka qenë bashkëpunimi konkret dhe më se i duhur ndërmjet Komunës dhe kompanisë rajonale të ujërave me operim në komunën tonë dhe më gjerë, në mënyrë që konsumatorëve t’u ofrohen shërbime sa më cilësore”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Për të arrirë nivele të tilla që përkojnë edhe me objektivat dhe standardet e kërkuara, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka dhënë zotimin e tij se do të jetë mbështetës dhe bashkëpunues permanent në vazhdimin, si dhe implementimin e projekteve të reja në dobi të qytetarëve të komunës për të qenë të furnizuar me ujë të pijshëm.