Arbëri

Kryetari i ri i Klinës premton udhëheqje me duar të pastra

Pas 10 vjetëve radhazi si kryetar i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i PDK-së duhet t’ia dorëzojë çelësat e Komunës kryetarit të ri, Zenun Elelezaj të AAK-së.

Ndërrimi i pushtetit në Klinë është rezultat i një blloku të fort opozitar, që ishte krijuar para balotazhit të mbajtur më 19 nëntor. Edhe në zgjedhjet e kaluara kishte bllok opozitar, por deri sivjet përpjekjet për ta rrëzuar Bashotën nga kotlluku i kryetarit kishin dështuar. Edhe në këto zgjedhje Bashota ka qenë i bindur që opozita nuk ka shanse për fitore, por i doli ndryshe, shkruan Koha Ditore.

Me fitoren e bllokut opozitar qytetarët e Klinës persin ndryshimet e premtuara dhe zgjidhjen e problemeve të shumta esenciale më të cilat përballen.

Nuk janë vetëm problemet në terren të cilat do ta sfidojnë Elezajn si kryetar të ri të Komunës, por edhe problemet që gjenden brenda vetë administratës komunale dhe institucioneve të tjera në këtë komunë.

Sipas shoqërisë civile, që ka monitoruar punën e kësaj komune, thuhet se ka pasur punësime në baza partiake, e se fundmi, pas disfatës, kryetari i deritashëm i ka rehatuar, pa transparencë edhe stafin e tij politik në administratën komunale.

“Me marrjen e pushtetit ato mund t’i identifikojmë”, thotë Elezaj, i cili vetë gjatë fushatës ka premtuar profesionalizëm të drejtoreve dhe transparencë të plotë. “Pasi të konstituohet Kuvendi do të bëhet edhe ndarja e drejtorive”, thotë Elezaj, i cili qytetarëve të Klinë për katër vjetët e ardhshëm u premton udhëheqje me duar të pastra... (më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).