Projekti i shumëreklamuar nga Komuna e Pejës për ndërtimin e Bulevardit të gjelbër nga udhëkryqi në hyrje të Pejës, që në Pejë njihet si “te rampa”, e deri të rruga qarkore poshtë Stacionit të Autobusëve, nuk do të përfundojë as vitin e ardhshëm, megjithëse ishte pretenduar nga Komuna që të kryhet sivjet.
Punimet e nisura para 9 muajve, janë ndërprerë dy herë dhe infrastruktura rrugore ka mbetur e shkatërruar pa u punuar në të asgjë qe 7 muaj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ky projekt i Komunës në vlerë prej rreth 1.3 milionë eurosh, që financohet nga Ministria e Infrastrukturës, kishte nisur në fillim të muajit prill me pastrimin hapësirave nga objektet e përkohshme afariste të ndërtuara në prona të hekurudhës, në të cilat shtrihet dhe një pjesë e projektit.
Mirëpo, hekurudha, që nuk ishte informuar fare për këtë projekt, kishte reaguar dhe Gjykata Themelore e Pejës, me kërkesën e departamentit të zyrës ligjore dhe pronës së hekurudhave të Kosovës, SH.A “Infrakos”, sjell masën e përkohshme të sigurisë dhe kjo masë ende është në fuqi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
20 dhjetor 2017 10:36
-
Shpërndaje në: