Përfaqësues të Iniciativës Qytetare (IQ) dhe banorë të fshatit Orllan të Podujevës kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse që t’u bëhet një zgjidhje për t’u lidhur edhe ata në sistemin e kompanisë së ujësjellësit rajonal KUR “Prishtina”, shkruan sot Koha Ditore.
Nëpërmjet një proteste e cila ka filluar nga xhamia e fshatit duke marshuar për disa kilometra deri afër restorant “Liqeni”, të premten, kanë thënë se zyrtarët komunalë nuk e kanë zgjidhur këtë problem prej disa vjetësh. Përfaqësues të protestës kanë thënë se në bazë të analizave të bëra, del se uji nga puset i kësaj pjese të Podujevës është jocilësor.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
18 mars 2017 09:30
-
Shpërndaje në: