Arbëri

Prindërit denoncojnë shitjen e cigareve filloristëve

Prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimin në SHF “Xhemaj Kada” të Pejës, kanë ngritur shqetësimet për rrezikun e se fëmijëve të tyre u shitet duhan në kioskat afër shkollës.

Prindërit që kanë kontaktuar KD-në tregojnë se ka një muaj që janë duke e ngritur këtë shqetësim. “Fëmijët tanë na kanë treguar se kioskat që janë afër shkollës, po shesin nxënësve cigare me copë dhe për një cigare nxënësit paguajnë nga 20 centë. Nuk e di si nuk merret kush me këtë punë. A ka organe që duhet të ndërmarrin diçka, sepse ne jemi të brengosur për fëmijët tanë”, ankohen dhe pyesin disa prindër, të cilët duan të mbesin anonimë, shkruan sot Koha Ditore.

Këto shqetësime prindërit ia kanë ngritur edhe drejtorit të shkollës, Kastriot Blakaj. “Prindërit i kanë shprehur shqetësimet e tyre për këtë problem. Si drejtor shkolle e kam ngritur në organet përkatëse. Nuk kam kompetenca të shkoj e t’ i kontrolloj kioskat se çfarë shesin. Me këtë punë duhet të merret Inspektorati sanitar”, thotë Blakaj...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.