Arbëri

Asfaltimi i rrugës, peng i mosdefinimit të pronës private

Descriptive Text

Një rrugë e gjatë rreth 250 metra në lagjen “Dardania –II” në Pejë ka mbetur për 15 metra e paasfaltuar.

Operatori i kontraktuar nga Komuna kishte nisur të mërkurën pasdite asfaltimin e saj, por para se ta kryente një qytetar u ka dalë para dhe ua ka ndaluar punën, me pretendimet se është pronë e tij toka në pjesën që lidhet kjo rrugë me rrugën tjetër të lagjes, shkruan sot Koha Ditore.

Pastaj operatori me makinerinë e tij është larguar pa e asfaltuar edhe pjesën e mbetur. “Unë ia kam ndaluar asfaltimin kur kanë arritur te skaji i tokës sime. Aty në atë pjesë ku e kam ndërprerë asfaltimin, që ka pas me u lidh me rrugën tjetër, ka mbi një arë tokë që është imja”, thotë Xhavit Morina nga fshati Loxhë, e që më shtëpi është rreth 500 metra larg në fund të lagjes. Kur e ka ndërprerë Morina asfaltimin, aty ka ardhur edhe kryetari i Komunës Gazmend Muhaxheri...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.