Arbëri

Ndërtimi i shkollës, peng i telasheve me kompaninë kontraktuese

Telashe të shumta i kanë dalë Autoritetit Kontraktues (Ministrisë së Administratës Publike) me një kompani private e kontraktuar për të ndërtuar objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ultë në fshatin Kishnicë të Graçanicës.

Sipas zyrtarëve të këtij institucioni, kjo kompani nuk është duke i kryer punët që e obligojnë kushtet e kontratës dhe se janë duke e shqyrtuar edhe mundësinë e shkëputjes së kontratës, shkruan sot Koha Ditore.

Në Komunën e Graçanicës nuk janë në dijeni se çka është duke ndodhur me këtë projekt, ku janë ndërprerë punimet. Të vetmen gjë që ata e kanë thënë për KD-në është se MASHT-i është përgjegjës lidhur me shkollën në Kishnicë dhe se të gjitha informacionet mund të merren nga ky institucion. Të njoftuar për problemet duket se nuk janë as në MASHT.

Besa Bytyçi, nga Zyra e informimit e MASHT-it, ka thënë se projekti për ndërtimin e objektit te shkollës në fshatin Kishnicë të Graçanicës është bartur si investim kapital nga MASHT-ja te MAP-ja (Ministria e Administratës Publike)...(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.