Arbëri

Kryetari Muharremaj emëron Mihrije Sukën nënkryetare të Suharekës

Descriptive Text

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pranuar postin nga ish-kryetari, Sali Asllanaj.

Ceremonia e dorëzim-pranimit është zhvilluar të martën në zyrën e kryetarit. Zyra Komunale për Informim ka njoftuar se pas pranimit të detyrës, Muharremaj është zotuar se do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, shkruan sot “Koha Ditore”.

ZI ka bërë të ditur se me këtë rast kryetari Muharremaj ka bërë publik edhe emrin e nënkryetares së Komunës, që do të jetë Mihrije Suka. Sipas njoftimit, Suka është profesoreshë e shkollës profesionale “Avdyl Ramaj” dhe kryetare e Forumit të Gruas së AAK-së, dega në Suharekë.

Në zgjedhjet e raundit të dytë për kryetar komune, Bali Muharremaj i AAK-së pat marrë 13 mijë e 755 vota apo 52,57 për qind, derisa Sali Asllanaj i LDK-së mori 12 mijë e 410 vota apo 47,43 për qind... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.