Arbëri

Përurohet objekti i ri i shkollës në fshatin Lajthishtë të Obiliqit

Descriptive Text

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, bëri përurimin e shkollës në fshatin Lajthishtë. Ndërtimi i kësaj shkolle është financuar nga buxheti i Komunës, transmeton Koha.net.

Ky objekt do t'i plotësoi kushtet për zhvillim normal të procesit mësimor për nxënësit e këtij fshati. Ky investim dëshmon edhe njëherë për përkushtimin e Komunës në sferën arsimore, duke arritur kështu të ndërtoi infrastrukturë moderne shkollore.

Kryetari, Xhafer Gashi në ceremoninë e përurimit, përveç që i uroj nxënësit dhe mësimdhënësit, tha se ky objekt shkollorë është parakusht për zhvillim të procesit mësimor dhe do të ndikoi dukshëm në rritjen e cilësisë në arsim. Po ashtu, e falënderoi Ministrinë e Arsimit për sigurimin e inventarit për këtë shkollë.

Në këtë përurim folën edhe zv. Ministri i Arsimit, Heset Sahiti dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Agim Spahiu.