Arbëri

Ndërtimi i stacionit të autobusëve, peng i lokacionit

Descriptive Text

Qytetarët e Komunës së Shtimes dhe kompanitë transportuese të udhëtarëve po vazhdojnë të përballen me mungesë të stacionit të autobusëve, megjithëse në çdo palë zgjedhjesh pushtetarët kanë dhënë premtime për këtë projekt.

Premtime të tilla janë bërë edhe gjatë fushatës së fundit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Sidoqoftë, zyrtarët komunalë të Shtimes të enjten kanë thënë se deri tashti mungesa e lokacionit brenda qytezës e ka pamundësuar ndërtimin e stacionit të autobusëve, shkruan sot Koha Ditore.

Naim Ismajli, kryetar i Shtimes, ka sqaruar se gjatë përcaktimit të lokacionit për stacion të autobusëve do të jenë mjaft të kujdesshëm, sepse do t’i ofrojnë disa alternativa para qytetarëve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.