Arbëri

Edhe një E-kiosk në Gjakovë

Komuna e Gjakovës, të hënën, ka përuruar edhe një E-kiosk, në të cilin qytetarët do të mundë të pajisen përgjatë 24 orëve me dokumente.

Në këtë kiosk, ata mund të pajisen me: certifikata të lindjes, ekstrakte të lindjes, certifikatë e martesës, shtetësisë, vendbanimit, vërtetim për gjendjen e tatimit në pronë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me ndihmën e këtij kiosku gjakovarët mund të informohen për projektet komunale apo të parashtrojnë kërkesa ndaj autoriteteve komunale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.