Arbëri

Anulohet në tërësi prokurimi për shenjëzimin horizontal e vertikal të rrugëve në Prizren

Descriptive Text

Aktiviteti i prokurimit për shenjëzimin në rrugët e Prizrenit është anuluar në tërësi nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Ky organ në vendimin lidhur me këtë çështje ka theksuar se Komuna e Prizrenit mund ta ritenderojë këtë aktivitet të prokurimit nëse ka interes, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës i Komunës së Prizrenit lidhur me procedurën e prokurimit 'Shenjëzimi horizontal, vertikal dhe vendosja e barrierave në rrugët e Prizrenit - Lot 2' dhe anulohet në tërësi aktiviteti i prokurimit, ndërsa nëse edhe më tutje autoriteti kontraktues ka interes për këtë aktivitet të prokurimit, atëherë mund ta ritenderojë”, shkruan në vendimin e Gjykatës së tenderëve.

Aty, po ashtu, bëhet e ditur se ankesa e dy operatorëve: “Limit L&B” dhe “RSM Company” lidhur me këtë lëndë është aprovuar pjesërisht. Të dy këta operatorë ishin ankuar kundër njoftimit të Komunës së Prizrenit për dhënie të kontratës, duke pretenduar se ka shkelje të dispozitave të Ligjit për prokurimin publik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.