Arbëri

Sheshet e Pejës me pak gjelbërim

Janë ndërtuar 16 sheshe të reja në pjesë të ndryshme të disa lagjeve të Pejës në 4 vjetët e fundit. Të gjitha me gjelbërim, kubëzim dhe ndriçim, thonë zyrtarët.

Për këto projekte sipas të dhënave të Komunës janë shpenzuar rreth 800 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”. Në këto sheshe dhe rrugë të tjera në qytet dhe në fshatra Komuna ka zgjeruar ndriçimin publik me vendosjen e 2 mijë e 700 shtyllave.

Mirëpo, ambientalisti i njohur pejan, Xhevdet Belegu ka tjetër mendim.

“Pak fidanë janë mbjellë vitet e fundit në qytet. Janë ndërtuar disa sheshe, por në to ka më tepër beton e ndriçim sesa gjelbërim. Madje janë prerë pisha e drunj të tjerë me arsyetimin se ishin tharë”, është shprehur ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.