Arbëri

Në Ditën e Flamurit nderohen dëshmorët e Rahovecit

Descriptive Text

Në nderim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, zyrtarët komunalë kanë bërë nderime-homazhe dhe kanë vendosu buqeta lulesh tek varrezat e dëshmorëve, shtatoret e heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, pllaka përkujtimore, busti i Heroit Mensur Zyberaj dhe tek Teqeja në qytetin e Rahovecit.

Nderime-homazhe dhe vendosje të buqetave me lule nga zyrtarët komunal janë bërë gjatë ditës edhe tek përmendoret, pllakat përkujtimore dhe varrezat e dëshmorëve në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.

Po ashtu për shënimin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka vendosur flamuj kombëtar në rrugët kryesore të qytetit të Rahovecit.