FSK-ja shënoi Ditën e Forcës edhe në Mitrovicë

FSK-ja shënoi Ditën e Forcës edhe në Mitrovicë

27 nëntor 2017 17:00

Forca e Sigurisë së Kosovës me rastin e ditës së saj-27 Nëntorit, të hënën ka organizuar “Ditën e Hapur” në të gjitha kazermat për të gjithë qytetarët e Kosovës, ku të njëjtën gjë e bëri edhe në Mitrovicë.

Me këtë rast, i pranishëm në Batalionin 3 ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka me bashkëpunëtorët e tjerë të cilët u mirëpritën nga zëvendës komandanti, Avni Kiqni si dhe Rreshteri i parë i këtij Batalioni, Musli Hyseni.

Në fjalën e tij, zëvendës komandanti Avni Kiqni, theksoi se “me që sot është Dita e Forcës së Kosovës, unë jam shumë krenar që jam pjesëtar i këtij institucioni i cili është vlerësuar si institucioni më i besueshëm në vend”.

Po ashtu ai uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së për këtë ditë madhështore ku njëherësh theksoi se rezultatet dhe sukseset e FSK-së “po na bëjnë dita ditës të ndihemi krenarë në vendin tonë”.

Po ashtu edhe nënkryetari Mujka uroi prestarët e FSK-së për këtë festë ku theksoi se “pasi janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës, uroj që kjo gjë shumë shpejt të ndodhë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme