Arbëri

Latifi: I bindur se do të fitonim edhe pas rinumërimit

Me përfundimin e procesit të rinumërimit të votave të 3 vendvotimeve në QNR për komunën e Rahovecit, është konfirmuar se ka fituar Smajl Latifi i AAK-së.

Kryetari i ri i Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook ka theksuar se nuk i është frikësuar rinumërimit dhe se ishte i bindur në vullnetin e qytetarëve të Rahovecit për ndryshim.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Ne nuk iu frikësuam rinumërimit - ishim të bindur se vullneti i qytetarëve të Rahovecit është ky që është, ata treguan më 22 tetor, 19 nëntor e edhe sot më 26 nëntor, se duan ndryshim.

Dua t'i falënderoj të gjithë ata që votuan me kusht dhe mërgimtarët të cilët vetëm sa e thelluan fitoren tonë! Le t'i rikthehemi bashkë punës, pas çertifikimit të rezultatit!”.