Arbëri

AKR-ja e gatshme t’i bashkohet qeverisjes së Kamenicës me VV-në dhe AAK-në

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilat do të qeverisin për 4 vjet me Komunën e Kamenicës kanë shënuar rritjen më të madhe sa i përket përfaqësimit në Kuvendin Komunal.

Gjersa Vetëvendosje në mandatin e kaluar përfaqësohej me vetëm 1 këshilltar komunal në Kuvendin Komunal, tash në këtë mandat do të përfaqësohet me 6 këshilltarë komunalë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa AAK-ja e cila përfaqësohej me vetëm 1 këshilltar komunal tash do të përfaqësohet me 4 këshilltarë. Ndërsa 1 ulëse ka fituar Nisma për Kosovën. Kurse Lista Srpska në këtë komunë ka fituar 2 ulëse. Ndërsa zvogëlim të numrave sa i përket përfaqësimit në Kuvendin Komunal ka pësuar më së shumti PDK-ja, e cila nga 9 këshilltarë komunalë sa kishte mandatin e kaluar, tash ka mbetur me vetëm 4 këshilltarë komunalë. Ndërsa Aleanca për Kosovën e Re në mandatin që përfaqësohej me 5 këshilltarë komunalë tash do të përfaqësohet me vetëm 3 këshilltarë...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.