Arbëri

Gjini tregon se a do të jenë të barabartë qyteti e fshati në Gjakovë

Akuzat për ndarje qytet e fshat ishin shumë të zëshme në qytetin e Gjakovës, sidomos gjatë fushatës së fundit zgjedhore.

Kryetari i zgjedhur i kësaj komune, Ardian Gjini nga AAK, akuzoi vazhdimisht tashmë ish-kryetaren, Mimoza Kusari-Lila për një gj të tillë.

Në intervistën e parë si kryetar, në Rubikon të KTV-së, Gjini ka thënë se gjakovarët kanë qenë gjithmonë të bashkuar dhe një ndasie të tillë me qeverisjen e tij do t’i vije fundi.

“Mendoj se ka ecë Gjakova këto dy vite, vetë rezultati i zgjedhjeve tregon që ka ecë prej atij koncepti, është largu. Nuk është fundi, duhet të punojmë, qytetarët e Gjakovës e duan njëri-tjetrin, janë të bashkuar por duhet të mos nxjerrim kësi elemente në politikë”, ka thënë ai.

Sipas Gjinit, elementi që të shohin njëri-tjetrin ndryshe, nuk ka ekzistuar më herët në Komunën e Gjakovës.