Arbëri

Gjilani përballet me mungesë të vendparkingjeve publike

Komuna e Gjilanit po përballet me mungesë të vendparkingjeve.

Banorë të lagjes “Dardania”, pohojnë të jenë privuar nga mundësia e parkingjeve për ta, ngase shkaku i kafeneve në këtë pjesë, veturat e klientëve parkohen para dyerve të tyre.

Edonit Musliu, banor në këtë lagje, ka thënë se komuna duhet ta adresoj këtë çështje me urgjencë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Menoj që komuna duhet me bo edhe parkingjet mirëpo te ne nuk kanë dëshirë të paguajnë për parkingjet mirëpo kur e dinë se dënohet me pare nëse parkon kerrin keq atëherë edhe ai detyrohet me dhanë 1 euro ose 2 euro për parking ma mirë se me u dënu ma shumë”, ka thënë ai.

Ndërkaq për Ismet Sherifin, mungesa e tyre krijon tollovi në qytet.

“Komuna duhet me kriju parkingje edhe mandej ata që i parkojnë veturat në trotuar duhet me i dënu. Këto parkingjet çka janë private ato nuk janë parkingje po ato janë hapësira që nuk plotëson asnjë kusht për parking”, ka thënë Sherifi.

E komunarët thonë se hapësirë e re parkimi do të krijohet kur të bëhet tregu i ri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.