Arbëri

Çerdhja në Dumnicë të Podujevës që s`po hapet tash 15 vjet

I pafunksionalizuar ka mbetur një objekt parashkollor për gati një dekadë e gjysmë në rrugën “Skënderbeu”, në drejtim të fshatit Dumnicëtë Podujevës.

I paraparë për çerdhe ky objekt mbeti në gjysmë, për shkak të një kontesti gjyqësor ndërmjet investitorit dhe punëkryesit, shkruan sot “Koha Ditore”. Oborri i saj është mbushur mbeturina, pasi askush nuk është duke u kujdesur për të.

Banorët e kësaj pjesë shprehën të habitur që pas kaq shumë vjetësh ky institucion edukativ nuk është askund gati për të filluar punë. Sipas tyre, neglizhenca e institucioneve përkatëse ka bërë që ky objekt të qëndrojë i mbyllur.

Shumë më pak i informuar se banorët për këtë objekt shprehet drejtori në detyrë për Arsim në Komunën e Podujevës, Avni Maloku. Ai thotë të mos e di as se kush e ka ndërtuar këtë objekt dhe po ashtu as se cili është kontesti juridik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.