Arbëri

Istogu dhe Klina me projekt të përbashkët për deponi plehrash

Aksionet e zhvilluara muajt e kaluar për largimin e deponive pa leje në komunat Istog Klinë, nuk kanë vetëdijesuar qytetarët në atë masë që është shpresuar.

Megjithëse janë larguar shumica e deponive pa leje, ndërkohë janë shfaqur deponi të tjera dhe sipas zyrtarëve komunalë, ky fenomen vazhdon të pasqyrojë nivelin e vetëdijes dhe të kujdesit jo të mirë të popullatës ndaj mjedisit. Në të dyja komunat gjatë këtij viti janë identifikuar 130 deponi pa leje, prej tyre 80 në Istog e tjerat në Klinë. Më tepër se 20 mijë euro janë shpenzuar nga të komunat në përpjekje që të i largojnë të gjitha deponitë pa leje dhe rehabilitimin e lokacioneve ku kanë qenë ato, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, siç thonë në këto komuna, qytetarët e papërgjegjshëm vazhdojnë të hedhin mbeturina të llojeve të ndryshme në vende të palejuara. Qytetarë të gjobitur për hedhje të mbeturinave në deponitë pa leje nuk ka me arsyetimin se nuk po arrijnë t’i identifikojnë ndotësit. “Kemi probleme me deponitë pa leje në Istog. Janë larguar në shumë pika mbeturinat dhe janë pastruar shumë mirë vendet ku kanë qenë deponitë pa leje.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.